Hulumtime

Introductions to Energy Efficiency & Housing Designs in Kosova

Një konferencë e shkurtër nga Qendra për Energji dhe Burime Natyrore e RIT dhe RIT/A.U.K-së, në partneritet me Këshillin Danez për Refugjatë dhe Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian. Konferenca ishte e ndarë në katër seanca. Në seancën e parë, diskutimi kryesor ishte rreth efikasitetit te energjisë shtëpiake, ekonomisë, dhe mjedisit. Në seancen e dytë, u diskutua efikasiteti i energjisë dhe investimet shtepiake, ndërsa seanca e tretë ishte në lidhje me aspektet teknike të efikasitetit të energjisë në Kosovë. Pjesa e fundit përfshinte prezentime mbi auditimin e energjisë familjare për Kosovën.
Date: 
2011

RIT/A.U.K Utility Workshop
MMAK-ECM Macedonia, Montenegro, Albania, Kosova – Electricity Common Market

Një seminar i organizuar nga RIT/A.U.K në bashkëpunim me KOSTT & Regional Electricity Stakeholders. Temat kryesore të diskutuara në këtë seminar ishin: tregjet e energjisë elektrike – përfitimet, modelimet, dhe planifikimi afatgjatë; tregjet e energjisë elektrike – strukturat, dhe përvoja ndërkombëtare.
Date: 
2010

South-East Europe's Future Energy Leadership Conference RIT/A.U.K

Qëllimi i kësaj konference ishte të ofrojë një forum në të cilën studentët e universiteteve nga Evropa Jug-Lindore të kishin mundësi të takohen dhe të bisedojnë për çështje jetike të energjisë, të cilat ndikojnë në ekonomitë e ardhshme kombëtare të rajonit. Prezentimet me temë në lidhje me energjinë u organizuan në tre kategori të gjëra: •Teknologjite e gjenerimit të sasisë së nevojshme të elektricitetit për të përmbushur kërkesat minimale të konsumatorëve, planet e zgjerimit të kapaciteteve, energji termike, hidrike dhe bërthamore •Infrastruktura rajonale, transmetimi, tubacionet, mjedisi, transporti, tregtia e energjisë •Legjislacioni, rregullorja, energjite e ripërtëritshme, dhe sfidat ekonomike, sociale dhe politike
Date: 
2009

Energy Efficiency Stocktaking and Energy Efficiency Monitoring

Qendra për Energji dhe Burime Natyrore e RIT dhe RIT/A.U.K-së është duke punuar me Bankën Botërore për të krijuar një vlerësim bazë te intensitetit energjetik të Kosovës dhe kuadrin institucional për të mbështetur zhvillimin afatgjatë të politikave për efikasitetin e energjisë. Kjo punë përfshin krijimin e një baze te kuptueshme të të dhënave të energjisë dhe efikasitetit energjetik. Perfudimisht, Qendra për Energji dhe Burime Natyrore kërkon të zhvillojë një bazë të dhënash GIS që do të karakterizonte potencialin e Kosovës për përmirësimin e efikasitetit të energjisë.
Date: 
2008

Kosovo Forrest GIS Mapping

Z. Sami Duraku i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale ka bashkëpunuar me Qendrën për Energji dhe Burime Natyrore për të krijuar një studim kohor të pyjeve të Kosovës. Harta do të krahasojë kufijtë pyjorë të tashëm dhe të kaluar, si dhe do të bëjë evidentimin e zonave me potencial te prerjes komplete të drunjëve. Ky projekt është në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës.
Date: 
2008

Policy Paper in Cooperation with the Independent Commission of Mines and Minerals (ICMM): Alternative Policies for Kosovo C:

Komisioni i pavarur për miniera dhe minerale dhe Qendra për Energji dhe Burime Natyrore e RIT dhe RIT/A.U.K-së kanë përgatitur një dokument të shkurtër I cili përshkruan alternativat e mundshme per projektin e tanishëm Kosova C. Mesazhi kryesor I këtij punimi është shfrytezimi i fushave të tjera të linjitit në Kosovë (p.sh. terren I linjitit ne Dukagjin dhe terreni I linjitit ne Drenicë) për ndërtimin e minerave dhe termocentraleve qe funksionojne me linjit, përveç Kosovës C.
Date: 
2008

Student Presentation to MEM: Implementation Plan of Kosovo Energy Strategy 2009 – 2011

Qendra për Energji dhe Burime Natyrore e RIT dhe RIT/A.U.K-së në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar nje Forum të së Premtes në Planin e Zbatimit të Strategjisë së Energjisë së Kosovës për periudhën 2009-2011, të përgatitur dhe paraqitur nga studentët e RIT/A.U.K-së të cilët ndoqen kursin Politika e Energjisë në vjeshtën e vitit 2007. Plani i Zbatimit u paraqit para një audience të gjerë, duke përfshirë përfaqësues të disa institucioneve publike dhe private të Kosovës, studentë të RIT/A.U.K-së dhe mediat e Kosovës.
Date: 
2008

RIT/A.U.K Students Provide Information for UNDP Report on Energy

Nëntë nxënës të RIT/A.U.K-së kanë zgjeruar njohuritë e tyre për sektorin e energjisë në Kosovë duke shkruar letra ne lidhje me politika për UNDP më tema të tilla, si: perspektiva historike e energjisë elektrike në Kosovë, qëndrimet e Kosovarëve ndaj energjisë elektrike, debati I Kosova-C, roli i arsimit dhe kapitalit njerëzor në energji, si dhe potencialin e burimeve të energjisë në Kosovë.
Date: 
2007

RIT/A.U.K Undergraduate Scholar Research at RIT

Znj Gashi ka fituar qasje të plotë në të gjitha burimet kërkimore në RIT dhe gjithashtu ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me New York State Energy Research and Development Authority (NYSERDA). Znj Gashi, në bashkëpunim me stafin e NYSERDA-se, bëri një raport krahasues mbi programet e shkëmbimit të karbonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë. Znj Gashi gjithashtu paraqiti rezultatet e saj në Konferencën Ndërkombëtare të Vlerësimit te Programit të Energjisë në Chicago, IL.
Date: 
2007